Maqedoni, gaz lotsjellës mbi emigrantët në kufi me Greqinë, deri tani 8 të plagosur

Policia ka përdorë gaz lotsjellës e plumba gome për të shpërndarë mijëra emigrantë dhe refugjatë në botën e askujt teksa përpiqen të hyjnë në Maqedoni nga Greqia, përkatësisht nga pika kufitare Gjevgjeli, raporton agjencia Reuters.Përgjatë kufijve janë vendosur forca policie dhe automjete të blinduara, si dhe janë ngritur gardhe me tela me xhemba për të ndaluar valën e emigrantëve nga Greqia të hyjnë në Maqedoni, informon media maqedonaseMbi 3 mijë emigrantë të ardhur nga Lindja e Mesme, Afrika e Azia kaluan natën në tokën e askujt mes dy kufijve pasi Maqedonia ka mbyllur kufirin jugor.Të paktën 8 persona janë plagosur gjatë përleshjeve dhe një djalë i ri është parë me gjak.Maqedonia shpalli dje gjendjen e emergjencës për shkak të numrit të madh të njerëzve që duan të shkojnë drejt Evropës perëndimore përmes MaqedonisëMediat maqedonase shkruajnë se një numër prej 300 personash kanë arritur të kalojnë kufirin dhe të hyjnë në territorin maqedonas, një orë pas mesnatës së 20 gushtit 2015. Policia është në aksion për ti kthyer mbrapsht.Disa emigrantë ankohen për dhunën që është ushtruar nga forcat e sigurisë maqedonase.Dëshmitarët thanë se një emigrant goditi me thikë një polic në momentin kur forcat speciale po kontrollonin dokumentet.CM72geTWsAEp_ax2B8CD80A00000578-3205764-image-a-4_1440162531662 2B8B91D200000578-3205764-image-a-6_1440155268806 2B8C521000000578-3205764-image-a-7_1440155384529 2B8CCCC400000578-3205764-image-a-3_1440162523990 2B8B38FA00000578-3205764-image-a-37_1440145997303 2B8B36F000000578-3205764-image-a-35_1440145766192 2B8B34FE00000578-3205764-Police_hold_back_a_crowd_of_migrants_waiting_to_board_a_train_he-a-24_1440145348416 2B8C2ED600000578-3205764-image-a-49_1440152893390 2B8C299E00000578-3205764-image-a-42_1440152572674 2B8C3BA200000578-3205764-image-a-46_1440152802472 2B8BEDFD00000578-3205764-image-a-42_1440147525150 2B8C41B300000578-3205764-image-a-58_1440153453213 2B8C395800000578-3205764-image-a-55_1440153231033 2B57E8A300000578-3205764-Migrant_routes_Situated_as_it_is_in_the_heart_of_eastern_Europe_-a-1_1440162320537_85105038_028636739-1 maqedoni3 maqedoni4 maqedoni2 maqedoni1 maqedoni5vijon