U arrestua në Rinas, Familjarët: Besnik Coka ynë nuk është ai që kreu vrasjen në Angli

Pas operacionit të koduar "Kurthi" ku policia e shtetit njoftoi kapjen e të  shumëkërkuarit Besnik  Coka , i akuzuar për vrasjen me arme zjarri të një punonjesi policie, reagojnë familjarët e tij.Per Ora News ata dëshmojnë se policia ka prangosur personin e gabuar, sepse i afërmi i tyre quhet Hekuran Vata dhe se e ka ndryshuar identitin per efekt te pajisjes me dokumenta angleze, duke u hequr si shtetas kosovar.Familjarët e shtetasit të vënë nën pranga pas operacionit Kurthi shpjegojnë për Ora News, se emri i vërtetë i Besnik Cokes i arrestuar nga policia është Hekuran Vata. Në një intervistë per Ora News ata thonë se ai nuk ka asnjë lidhje me personin e  shumë kërkuar.Ahmet Vata: Me datë 15 na e  kanë arrestuar vëllain në Rinas duke ikur për në Angli. Ky nuk ështe personi Besnik Coka por është Hekuran Vata. Ai ka pesë vëllezër, më i madhi jam unë.Vëllai i të ndaluarit, Ahmet Vata, tregon se Hekurani (I regjistruar në shtetin anglez me emër Besnik Morina si shtetsa kosovar), ka hyrë në Shqipëri pas vdekjes  së të ëmës. Ai pretendon se ka një gabim në arrestimine tij, dhe se është në pritje të analizave të ADN.Ahmet Vata: "Kur ne të tjerët pesë vëllezër shkojmë dhe deklarojmë që  ky është vëllai  ynë, ata thonë se ky është Besnik Coka edhe ky është. Kanë marrë një dëshmitar të ish  atij të ndjerit që ka vdekur dhe e kanë deklaruar se ky është Besnik Coka".Ndërkohë, pas denoncimit në Ora News, burime nga policia bëjnë me dije se shtetasi i ndaluar me emrin Besnik Morina e që pretenedohet të jetë Besnik Coka është lënë në burg pa afat.  Burimet saktesojnë se edhe nëse akuzat e familjarëve provohen, i ndaluari do të vihet përballë akuzes së falsifikimit të dokumentave për marrjen e  një identiteti të rremë.[caption id="attachment_564276" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Besnik Coka, familjari i tij duke bere denoncimin  ne Ora News dhe një foto të familjes  Ne foto: Besnik Coka, familjari i tij duke bere denoncimin ne Ora News dhe një foto të familjes[/caption]/Oranews.tv/