Samiti i Vjenës, Ora News siguron draftin e palës shqiptare, 5 projekte infrastrukturore

Projektet infrastrukturore dhe ato të energjitikës priten të zënë pjesën më të madhe të tryezës Samitit të Vjenës, takimit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre të BE-së.Shtatë kryeministra të rajonit të cilët u mblodhën në muajin maj në Tiranë, në Forumin Ekonomik të Vjenës, duket se kanë ravijëzuar platformën me të cilën do të përballen me vendet e unionit, në Samitin e 26 gushtit.Ora News ka siguruar një draft propozimesh që vendet e Ballkanit pritet të bëjnë për 5 projekte infrastrukturore, në përpjekje për të marrë mbështje financiare nga BE.1. Korridori Veri-Jug (Pjesë e Autostradës Adriatiko-Ioniane)Një projekt që kërkon një fond prej prej 865 milionë Euro, dhe për të cilin është ngritur një grup i përbashkët pune shqiptaro - malazez për të përcaktuar aplikimin për studimin e fizibilitetit për Korridorin Adriatiko - Jonian,2. Korridori Perëndim-Lindje (Pjesë e Korridorit VIII)Kosto e llogaritur paraprakisht nga ARRSH për plotësimin me standard 4 korsi të këtij segmenti është rreth 400 milionë Euro.3. Linja Hekurudhore Bajzë-TiranëKosto e llogaritur paraprakisht për rinovimin me standarde të kësaj hekurudhe është rreth 182 milionë Euro.4. Linja Hekurudhore Durrës-Lin-PogradecKy është segmenti më i përfolur përgjatë gjithë takimeve në kuadër të procesit të Berlinit. Ka pasur një kundërshti për përfshirjen e këtij segmenti në rrjetin bazë të transportit hekurudhor, me arsyetimin se një gjatësi prej 60 km në territorin Maqedonas nuk është realist për tu plotësuar brenda 2030.5. Linja Hekurudhore Durrës-VlorëKjo linjë nuk ka qenë ME HERET pjesë e diskutimeve në kuadër të procesit të Berlinit .Kryeminsitrat e Shqipërisë, Kroacisë, Serbisë, Kosovës , Maqedonisë, Mali të Zi, dhe Bosnje Hercegovina do të jenë në forumin e bziensit më 26 gusht për të diskutuar mbi infrastrukturën, bashkëpunimin rinor dhe politikën e fqinjësisë.