Putin në Krime, zhytet me nëndetëse në thellësitë e Detit të Zi

Kjo është një shfaqje tipike e aktiviteteve të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.Në një kohë kur kriza në lidhje me Ukrahinën vazhdon të jetë e acaruar, Putin vendosi të bëjë një zhytje në thellësitë e Detit të Zi me nëndetëse.Xhiroja me nëndetëse, në fakt, ishte e programuar për të vizituar një anije të mbytur të lashtë në shtratin e detit.Por me këtë veprim, presidenti i Rusisë në të njëjtën kohë tregoi se “kush është komandanti i vërtetë në Krime”, shkruan BBC.Putin ndodhet në Krime prej tre ditësh me një delegacion të tërë politikanësh të lartë dhe figura të biznesit rus183622418-1651adbc-85fc-4ce9-be04-865f95c12f77