Shpërthimi në Bangkok , familjarët identifikojnë trupat
Një video amatore, e filmuar përmes telefonit celular nga një dëshmitar në vendin e ngjarjes, shfaq pamjet e xhiruara në momentet e para pas shpërthimit të së hënës, ku humbën jetën 22 persona, në një nga destinacionet më të vizituara në Bangkok.Sipas shefit të policisë, në trupat e të gjitha viktimave nga shpërthimi në tempullin e shenjtë Eravan, u gjetën topa të vegjël argjendi, të cilat ishin të paketuara në bombën që shpërtheu.Tempulli, i cili të hënën u kthye në një skenë të ngjashme me filmat horror, i gjithi i larë në gjak dhe mbeturina, u rihap këtë të mërkurë për publikun.Autoritetet tailandeze tashmë kanë publikuar një identikit të personit tashmë të shpallur në kërkim por edhe bashkëpunëtorëve të tij.Sipas këtij përshkrimi, duket se personi i cili shpërtheu bombën, fizikisht nuk ngjan me një tajlandez por bëhet fjalë për një shtetas me kombësi të huaj, ndonëse emri ende nuk është publikuar.Policia nuk ka përjashtuar asnjë grup nga ky sulm, qoftë edhe elemente që kundërshtojnë qeverinë ushtarake në vend, edhe pse shprehen se ky sulm nuk përkon me taktikat e përdorura nga kryengritësit muslimanë në jug të vendit apo mbështetësit e grupit të ashtuquajtur "këmishat e kuqe"të administratës së mëparshme.[caption id="attachment_564094" align="alignnone" width="642"]
Identikiti i atentatorit[/caption]