Të shtëna me armë pranë pallatit Dolmabahce në Stamboll
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Gusht 2015, 14:19
Të shtëna me armë në Stamboll pranë Pallatit Dolmabahce, një prej atraksioneve turistike më të populluara të qytetit.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 dhe sipas dëshmitarëve në vendngjarje përpara të shtënave është dëgjuar edhe një shpërthim.Në zonën ku janë rregjistruar të shtënat kanë mbërritur forca të shumta të policisë që kanë bllokuar qarkullimin dhe disa autoambulanca.Dy agjencitë turke të lajmeve Dogan dhe Hurriyet deklarojnë se nuk ka të vrarë apo të plagosur gjatë sulmit, ndërkohë që policia ka hapur zjarr me automatikë në drejtim të dy personave të armatosur.Sulmuesit janë arrestuar pak më vonë pranë konsullatës së përgjithshme gjermaneEnde nuk dihet se nëse behet fjalë për ndonjë sulm terrorist, ndërkohë që shumë pranë pallatit Dolmabahce ndodhen edhe disa ndërtesa qeveritare dhe seli të huaja diplomatike.Godina e periudhës së perandorisë osmane është tejet e frekuentuar gjithashtu është dhe godina ku kryetari i bashkisë së Stambollit ka zyrën e tij, informon agjencia e lajmeve Dogan, të cilës i referohet Reuters.
/Oranews.tv/
Dolmabahçe sarayı saltanat kapısı önünde 15 dakika önce şiddetli bir patlama ve ardından silah sesleri duyuldu. pic.twitter.com/b91HV1rEcf
— ahmet şık (@sahmetsahmet) August 19, 2015
/Oranews.tv/