Asgjësohen parcela me kanabis në Tepelenë e Korçë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Gusht 2015, 14:42
Rreth 2800 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa u asgjësuan nga policia përmes djegies gjatë kontrolleve në zona të thella të Tepelenës. Në vendin e quajtur "Përroi i Thatë" në Progonat, në 11 parcela të hapura rishtaz u gjetën të kultivuara 2.620 rrënjë kanabis.Rreth 180 bimë narkotike u zbuluan në malin "Guri i Çpuar" po në Progonat. Ndërkohë parcelat janë të hapura posacerisht për kultivimin e kanabisit, cka ua vështirëson punën efektivëve për identifikimin e kultivuesve. Bimët e asgjësuara varionin në lartësi 50-120 cm.Në Korçë u asgjësuan 147 bimë narkotike në fshatin Gjergjevicë dhe 110 bimë, në fshatin Bickë - Devoll./Oranews.tv/