SHBA e Europa në stërvitjen më të madhe ushtarake nga Lufta e Ftohtë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur stërvitjen ushtarake nga ajri në Europë, më të madhen që nga koha e Luftës së Ftohtë, pas përshkallëzimit të situatën në lindje të Ukrainës.Në këtë stërvitje që po kryhet në Gjermani, Itali, Bullgari dhe Rumani, që ka nisur prej të shtunës së kaluar, marrin pjesë 5 mijë ushtarë nga 11 vende anëtarë të NATO-s, njoftoi ushtria amerikane përmes një njoftimi për shtyp."Kemi marrë përgjigje të shpejtë nga 15 vende të NATO-s për këtë stërvitje, që do të jetë më e madhja që nga koha e Luftës së Ftohtë" saktësohet në komunikatën për shtyp, të publikuar nga qyteti Grafenëohr në lindje të Gjermanisë.Kjo stërvitje është projektuar për të ndihmuar forcat e gadishmërisë së lartë, që të veprojnë si një trup i vetëm dhe për të treguar kapacitetin e Aleancës së Atlantikut të Veriut, për të pasur një Europë të fortë dhe të sigurtë.Por në komunikatë, në asnjë rresht nuk saktësohet nëse pas stërvitjes, do të ketë një ndërhyrje në lindje të Ukrainës, ku kanë humbur jetën pothuajse 7 mijë vetë, pavarësisht përshkallëzimit të situatës ditët e fundit.Javën e shkuar, NATO, aleanca e 28 vendeve kryesuar nga Shtetet e Bashkuara, mbrojti stërvitjen ushtarake, duke hedhur poshtë akuzat e Moskës, se perëndimi po bëhet gati për të sulmuar Rusinë.Deri më 13 shtator, në këtë stërvitje do të marrin pjesë 4800 ushtarë nga Bullgaria, Franca, Gjermania, Greqia, Italia, Hollanda, Polonia, Portugalia, Spanja, Britania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo lloj stërvitje është bërë për herë të parë në 1999 që kur NATO ndërhyri në Kosovë./Oranews.tv/