Kina teston dhjetra ton ujë të kontaminuar pas shpërthimeve
Autoritetet në qytetin Tianxhin kanë shtuar përpjekjet e tyre për parandalimin e përhapjes së qindra mijëra ton cianuri toksik, pas shpërthimit të fundjavës së shkuar.Krateri i krijuar pas shpërthimit, sipas ekspertëve përmban dhjetëra mijëra tonë ujë të kontaminuar, që mund të përhapet me lehtësi në qytet dhe të shkaktojë një dramë më vete.Uji i testuar në 8 zona përreth magazinave ku ndodhi shpërthimi, në 40 qëndra monitorimi, ka rezultuar me nivel të lartë cianuri ndërsa në disa teste, uji përmban nivel toksik 28 herë më të lartë nga sa parashikohej.Ekspertët i tremben përkeqësimit të motit, pasi reshjet e shiut do ta përcillnin sasinë e cianurit nga uji direkt e në derdhjen e tij, në det. Për këtë, autoritetet kanë zbarkuar në qytet makina për thithjen e ujit apo trajtimin e tij në rubineta, për ta pastruar. Këto makina do të jenë në gjendje të pastrojnë deri në 3 mijë ton ujë në ditë. Sipas këtyre përllogaritjeve, i gjithë uji i kontaminuar do të pastrohet brenda kësaj jave.Analiza ujit po i bëhet edhe pranë portit, për të parë nëse edhe aty uji i pijshëm apo ai i detit, janë kontaminuar apo jo.Njëkohësisht po monitorohet edhe cilësia e ajrit.114 persona humbën jetën nga shpërthimi i të dielës ndërsa 57 ende rezultojnë të zhdukur. Ndërsa familjet, banesat e të cilave u shkatërruan nga ky shpërthim, kanë dalë në protestë për të disatën ditë, për të kërkuar dëmshpërblim 100% nga shteti.