Shqiptari që vrau prostitutën fshiu tatuazhin e ndërroi identitet
Erjon Sejdiraj, shqiptari i dënuar për vrasjen e një prostitute ekuadoriane kishte arritur t’i fshihej për 15 vite policisë duke fshirë tatuazhin dhe duke përdorur një identitet të rremë “Shqiptari ndodhej në provincën Geluëe të Belgjikës.
Ai kishte fshirë tatuazhin e tij, një pikë loti në fytyrë dhe kishte ndryshuar emër (Erjon Ymeri). Sejdiraj ishte martuar dhe kishte tre fëmijë. Tani ndodhet në burgun e Belgjikës në pritje të ekstradimit,” tha prokurori Antoni Colonna shkruajnë mediat italiane. Prostituta ekuadoriane u vra barbarisht përgjatë lumit Po nga tre shqiptarët Fatmir Vangjelaj, Robert Ziu dhe Erjon Sejdiraj më 9 dhjetor 1999.
Trupi i ekuadorianes u gjet më 20 shkurt të vitit 2000 dhe qysh atëherë hetimet e karabinierëve nuk kanë ndaluar kurrë. Tre përgjegjësit e krimit humbën gjurmët e tyre në ditët në vijim, por policia italiane ishte vënë në ndjejkje deri kur në vitin 2006 arrestuan Robert Ziun të dënuar me 23 vite burg dhe më 17 gusht 2015 arrestoi Erjon Sejdirajn, me dënim të përjetshëm.
Pse u vra prostitute- Krimi ndaj prostitutës, kërkonte të ishte një provë force nga ana e tre shqiptarëve kundrejt grupit kriminal që në atë kohë dominonte Piaçencan. Duke rrëmbyer Betty Ramirez-in dhe duke i kërkuar një shpërblim “pronarëve” të së resë, donin të tregonin se sa vlenin.
Që pas arrestimit të Robert Ziut në 2006-n, karabinierët vazhduan të kërkonin për dy shqiptarët e tjerë. Në vitin 2014 Njësitë Investigative Italiane ranë në gjurmët e të arratisurit prej 15 vjetësh, Sejdirajt, i cili kishte lëvizur në shumë qytete italiane si dhe në Shqipëri.