Zgjatet orari i ekzaminimeve me rezonancë në Tiranë, Durrës e Vlorë
Spitalet universitare të Tiranës dhe të spitalit rajonal të Durrësit dhe të Vlorës do funksionojnë me orare më të zgjatura dhe do të jenë në pritje të pacientëve edhe të shtunën ne funksion te kryerjes së ekzaminimeve me rezonancë magnetike. Ky vendim vjen pas shqetësimeve për një fluks në rritje të qytetarëve që kanë nevojë për këtë shërbim. Vetëm në Tirane në dy rezonancat në QSUT, priten 30 pacientë në ditë.Kristi Xhunga: Një aparat resonance ishte në dispozicion 8 orë në ditë në 5 ditë të javës, tashmë ky aparat do të jetë në dispozicion 10 orë në ditë në 6 ditë të javës. Orari i shërbimit shtohet me 50%. nëpërmjet shtimit të kapaciteteve në kohë dhe në pajisje ne synojmë që koha e pritjes të mos jetë më e madhe se 30 ditë.Kristi Xhunga drejrori i drejtorisë të kontrollit spitalor tha se do të ketë një grafik të ri të shpërndarjes së pacientëve për të kryer ekzamimim me rezonancë.Kristi Xhunga: Në QSUT do të kryjë rezonancë manjetike pacientët e Rajonit të Tiranës, Elbasanit dhe Korcës. Në Spitalin e Traumës pacientët e Shkodrës, Dibrës dhe Kukësit. Në Spitalin rajonal të Vlorës, Fierit dhe Gjirokastrës. Në spitalin rajonal të Durrësit pacientët e rajonit të Beratit, Lushnjes.Deri para pak kohëve, një paciente duhet të priste në rradhë për të kryer rezonancën deri në 3 muaj.Qëllimi i organizmit të ri, synon që koha e pritjes të pacientëve te mos kaloje më shumë se 1 muaj.