Tender për recetat elektronike, Ministria e Shëndetësisë synon të shmangë abuzimet

Skandali i rimburisimit te recetave fiktive  qe shkaktoi një dëm prej 7 miliardë lekësh ne buxetin e shtetit dhe disa te arrestuar detyroi ministrinë e Shëndetësinë të kërkojë rregulla të reja për recetat që lëshohen nga mjeket duke ndryshuar pikat e kontratës më farmacitë.Për të shmangur abuzimet Ministria e Shëndetesise  njoftoi procedurën e aplikimit të recetës elektronikë. Ora News zbulon se për këtë qëllim ky inistutucion ka shpallur një  tender në fillim të muajit gusht. Sipas publikimit të Komsionit të Prokurimit Publik fondi në dispozicion të tenderit për recetat elektronike është 156.100.000 lekë pa tvsh me financim nga buxheti i shtetit. Nga kjo shumë, 111.500.000 lekë përfshijnë inevsime në infrastrukturë kapacitete dhe implementimin e recetës elektronike. Ndërsa 44.600.000 llogaritet  fondi për mirëmbajtjen e këtij sistemi për 4 vite.Ky projekt duhet të realizohet brenda një afati kohor prej 9 muajve nga moment i lidhjes së kontratave ndërsa subjektet e interesuara do të dorëzojnë ofertat e tyre deri në 27 gusht.Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj pak kohe me pare tha se nje project pilot per receten eletronike do te niste ne spialin e  durrësit. Ora News pyeti burimet zyrtare qe thane se ky projekt pritet te jete gati ne Shtator.