Djegia e mbeturinave, 80 familje rrezikojnë jetën, qytetarët: Askush s'është interesuar
Kjo situatë e cila zgjat prej më shumë se 2 javësh po vë në rrezik jetën e mbi 80 familjeve që jetojnë në këtë zonë pranë varrezave të Dëshmorëve në Shkoder. Ata bëjne apel që të ndërhyhet pasi deri më sot askush nuk është interesuar për gjendjen e krijuar, duke drejtuar gishtin tek bashkia Shkoder, si përgjegjësia kryesore.Qytetarët: Jeton njeri gjallë këtu në këto kushte që janë ? Nuk ka një kopësht, nuk ka një çerdhe. Asnjëherë nuk i ofrohet asnjë lloj shërbimi.Qytetarët: 2 -3 javë para këtij shiu janë ndezur këto mbeturina. Në këtë lagje jetojnë 78-79 familje.Mbetjet toksike në këtë depozitim të vjetër ku prej 20 vitesh janë hedhur mbeturinat e bashkisë Shkodër rrezikojnë përhapjen e sëmundjeve kancerogjene.Rreth një vit më parë me ndërhyrjen e prefektit të Shkodrës u zgjidh çështja e depozitimit të mbetjeve urbane për bashkinë, ku nga kjo zonë ato filluan të dërgohen në landfildin e Bushatit.Me mbylljen e kësaj problematike bashkia Shkodër pati deklaruar asokohe se ka hartuar një projekt për rehabilitimin e kësaj zone dhe kthimin e saj në nje shesh atraktiv.Por sot realiteti tek varrezat e dëshmorëve nuk ka ndryshuar, ndërsa projekti në fjalë nuk dihet ku ka përfunduar, duke bërë që gjendja të jetë alarmante për të gjithë zonën dhe familjet përreth saj.Pas kthimit të ligjit të turizmit nga presidenti, grupet e interesit i kërkojnë qeverisë që në shtator të ndryshojë draftin dhe të përfshijë në të disa kërkesa dhe vërejtja të bëra nga biznesi i këtij sektori. Ata e cilësojnë këtë sezon turistik jo të suksesshëm dhe të mbushur me probleme.