PD akuza qeverisë: Braktisi dëshmitarët kyç në krime të rënda
PD akuzoi sot se qeverisja Rama po braktis bashkëpunëtorët e Drejtësisë. Referuar rastit të dëshmitarit në procesin kundër Aldo Bares, që i është hequr mbrojtja.Deputeti Flamur Noka tha se kjo është dëshmi e inkriminimit të qeverisë"Rasti i dëshmitarit Arben Kicja është tronditës. Ai është një nga dëshmitarët kyç, që ka ndihmuar në procedimin dhe dënimin e bandës famëkeqe të Lushnjes, të shefit të kësaj bande Aldo Bare, të akuzuar për krime çnjerëzore, por sot, ky bashkëpunëtor i Drejtësisë është flakur në rrugë.Sot, qeveria e Edi Ramës është e diskretituar dhe e damkosur si qeveri që tradhton dëshmitarët e krimeve të rënda.Ajo ka humbur besimin e qytetarëve, dhe në vijim, askush nuk do të merrte guximin të denonconte apo të dëshmonte për krime të rënda, pasi përvoja e deritanishme tregon se zyrtarët e Edi Ramës jo vetëm që nuk ofrojnë siguri, por të hedhin në rrugë bashkë me familjen.Këto janë raste skandaloze, dëshmi e inkriminimit të qeverisë, të pushtetit të veshur me krim dhe krimit të veshur me pushtet.Partia Demokratike do ti shqyrtojë me themel këto raste dhe do të ofrojë garanci e siguri absolute për qytetarët që do të bashkëpunojnë me drejtësinë, sapo shqiptarët të na besojnë drejtimin e vendit" deklaroi Noka/Oranews.tv/