Greqia i shet 14 areoporte lokale kompanisë gjermane 'Fraport'

Qeveria e Aleksis Tsipras ka konfirmuar privatizimin e parë në rrugën për të nxjerrë vendin nga spiralja e borxheve dhe planeve të shpëtimit.Bëhet fjalë për dhënien me konçension të 14 aeroporteve rajonale, kompanisë gjermane që administron aeroportin e Frankfurtit në një marrëveshje me vlerë 1.2 miliard euro.Qeveria e Aleksis Tsipas konfirmoi dhënien me konçension të 14 aeroporteve rajonale, duke finalizuar një operacion të nisur nga kabineti paraardhës me kompaninë gjermane "Fraport-Slentel".Marrëveshja me vlerë 1,2 miliardë euro shënon privatizimin e saj të parë në përpjekjen për të nxjerrë vendin ka kriza e borxheve dhe planeve të shpëtimit.Dhënia me konçesion e aeroporteve rajonale ndërmarrjes gjermane, miratuar nga qeveria e mëparshme, ishte bllokuar pas zgjedhjes në muajin janar të kryeministrit të të majtës radikale, Aleksis Tsipras. Vendimi është publikuar në fletoren zyrtare, ndërsa një zyrtar i qeverisë greke konfirmoi se qeveria është e vendosur për të proçeduar në bazë të kushteve të marrëveshjes të arritur më parë.Privatizimi i aeroporteve rajonale ishte një prej kushteve të përfshira në memorandumin e mirëkuptimit ndërmjet qeverisë greke dhe huadhënësve, në mënyrë që shteti helen të përfitojë paketën e tretë të ndihmave në vlerë prej 86 miliardë euro. Megjithatë ende asnjë nuk është përfundimtare, pasi si qeveria në Athinë ashtu edhe kompania gjermane thonë se vendimi është një bazë e fortë por ende nuk ka një marrëveshje përfundimtareKompania gjermane "Fraport", që ka nën pronësi dhe menaxhim Aeroportin e Frankfurtit, ka marrë në koncesion 14 aeroporte rajonale në Greqi, në një marrëveshje që ka kapur vlerën prej 1.23 miliard euro.