Bangkok, Policia dyshon: Atentatori nuk ka vepruar i vetëm
Sulmi me bombë në Bangkok ku mbetën të vrarë 21 persona dhe dhjetra të tjerë të plagosur, është organizuar nga një rrjet i madh njerëzit, tha shefi i policisë së Tailandës.Policia ka zbuluar një skeç të të dyshuarit kryesor, djalit me bluzë të verdhë që u filmua nga kamerat e sigurisë duke lënë një çantë shpine në vendin e shenjtë Eraëan.Vendi i shenjtë, i preferuar nga turistët dhe besimtarët budistë, u rihap sot më 19 prill .Kryeministri Prayuth Chan-ocha e përshkroi këtë incident si sulmi më i rëndë i organizuar ndonjëherë në Tailandë.Shefi i Policisë së Tailandës, Somyot Poompamoung tha për agjencinë e lajmeve Associated Press se ka dyshime të forta se në sulmin me bombë kanë gisht më shumë se 1 person.“Nuk besojmë se veproi i vetëm,” tha ai duke iu referuar të dyshuarit kryesor. “Është një rrjet i madh njerëzish,” shtoi duke mos dhënë informacione të mëtejshme.Shefi i policisë nuk ishte i sigurtë nëse të përfshirë në këtë akt janë dhe qytetarët tailandezë dhe nuk mund të konfirmojë nëse personi i dyshuar për vënien e bombës është i huaj ose jo.