OKB thirrje Greqisë: Merr masa për emigrantët

Greqia duhet të shfaqë më shumë aftësi drejtuese për t'u përballur me krizën që cdo ditë e më shumë po përshkallëzohet, pasi deri më tani sipas OKB, 160 mijë refugjatë kanë zbarkuar në brigjet e saj që nga fillimi i vitit."Numri i refugjatëve që mbërrijnë në Greqi është rritur në mënyrë dramatike dhe tani ka arritur në 160 mijë" u shpreh nga Gjeneva, komisioneri i OKB-së për refugjatët, Uilliam Spindler.Referuar edhe situatës së vështirë të ditëve të fundit edhe në ishullin Kos, ku nuk munguan edhe përleshjet fizike mes emigrantëve dhe policisë vendase, komisioneri Spindler tha se pavarësisht krizës ekonomike me të cilën po përballet vendi, qeveria e Aleksis Tsipras tashmë ka një përgjegjësi më emergjente, të marrë masa për këtë situatë, për të cilën duhet të ketë një mbështetje më të madhe nga BE."Nëse qeveria greke do të ketë ambicie më të mëdha për të drejtuar situatën dhe të marrë masa për koordinuar gjithcka po ndodh në brigjet e saj, atëherë edhe organizatat ndërkombëtare do të ishin gati për të ndihmuar. Por është e vështirë për ne, ta nisim punën nga e para në terren, kur ende aty nuk ka asnjë përgjegjës".Deri më tani, 250 emigrantë kanë zbarkuar në brigjet e Europës ndërsa mbi 2300 kanë humbur jetën gjatë udhëtimit.Mijëra emigrantë të tjerë kanë rrezikuar jetën, por shumica janë shpëtuar nga grupet e shpëtimit në brigjet italiane dhe greke.greqi emigrantet greqi emigrantet /Oranews.tv/