Lezhë, Gjon Jaku inspekton hidrovoret: Më 15 shtator mbarojnë punimet

Afrimi i stinës së shirave dhe frika e rikthimit të përmbytjeve në qarkun e Lezhës ka detyruar zv. ministrin e Bujqësisë Gjok Jaku të inspektojë gjendjen e hidrovorëve.Zv/ministri nga Talja e Lezhës tha se brenda shtatorit do të përfundojë remonti i hidrovorëve dhe ndërhyrjet në kanalet kulluese për të shmangur përmbytjet.Gjok JAKU Zv. Minister i Bujqesise:Deri në 15 shtator ne do të kemi përfunduar të gjithë fazën e remontit, hidrovoreve si dhe të kemi bërë të gjitha punimet e nevojshme tek rrjeti i kanaleve kulluese. Na ngelet të shtojmë bashkëpunimin me OSHEE-në që të mos kemi probleme me furnizmin korrekt me enegjinë elektrike të këtyre impianteve”.Zevendesministri i Bujqesise në takimet me Drejtorin e Bordit të Kullimit dhe përgjegjësit e hidrovoreve, kërkoi punë maksimale që të evitohen situata të ngjashme përmbytjesh me ato të viteve të shkuara.