Vetëm në muajin korrik, 107 mijë emigrantë hynë në Europë
Vetëm gjatë muajit korrik numri i emigrantëve që kanë hyrë në Europë arrin në 107 mijë. Sipas agjensisë së kontrollit kufitar të vendeve europiane "Frontex" kjo përbën një shifër rekord dhe një trefishim të numrit të emigrantëve që hynë në kontinentin europian krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Drejtori ekzekutiv i "Frontex" Fabrice Leggeri tha se ky fluks rekord emigrantësh që vijnë kryeisht nga Siria dhe Afganistani, në pjesën më të madhe të rasteve ndjekin rrugën nga Turqia në Greqi për të hyrë në Europë.Leggeri e konsideroi emergjente situatën e krijuar duke kërkuar nga liderët e Bashkimit Europian që të tregohet më shumë vëmendje për të përcaktuar dhe rrugët se si duhet menaxhuar situata si dhe për t’u ardhur në ndihmë vendeve që po përballen me këtë gjendje.Greqia, Italia dhe Hungaria sipas këtij raporti konsiderohen si vendet më të prekura nga kjo situatë e rëndë.Ditët e fundit edhe Maqedonia është kthyer në një vatër emigrantaësh.Qindra persona nga Lindja e Mesme dhe Afrika mbërrijnë në fshatin kufitar grek të Idomenit, për të kaluar në Maqedoni.Qindra sirianë, afganë dhe irakianë, dynden për të hipur në trenat drejt Beogradit, në rrugën drejt Hungarisë dhe zonës Shengen, një skenë që përsëritet çdo ditë.