Rama për Europën: Mos lini Ballkanin të identifikohet me gjakderdhje
Kryeministri Edi Rama ripërsërit thirrjen drejtuar Europës për të bërë më shumë për vendet e Ballkanit.Këtë herë thirrja është bërë përmes revistës amerikane “Newsweek”."Sot, kemi një paqe në rajon që nuk ka ekzistuar më parë. Dhe ky nuk është rezultat i ndonjë ungjillizimi prej nesh. Ne nuk jemi ëngjëj dhe kur nuk do të jemi, por paqja është rezultat i aspiratës së gjithë njerëzve në këtë zonë për të qenë pjesë e Europës.Nëse Europa do të vazhdojë të tregojë lodhje nga zgjerimi, rrezikon që rajonit t'i soset durimi. Nëse soset durimi, Ballkani gjithmonë do të identifikohet me gjakderdhje."Ta lësh Ballkanin dhe besimet e tij të ndryshme fetare të copëtohen, kjo do të ishte një tragjedi për çdonjërin prej nesh” thotë Rama për gazetarin Will Nikoll.Vizioni i Ramës për Ballkanin- Në shkrimin me titull "Edi Rama's Albanian Renaissance" Z. Rama tregon dhe vizionin e tij për Ballkanin. "Si këtu (në Shqipëri) dhe në Kosovë, ne duam të kemi marrëdhënie të shkëlqyeshme me të gjithë. Ne besojmë fort se ajo që ka qenë gjithnjë arsye për mosmarrëveshje, për luftra, konflikte, gjakderdhje, urrejtje, ndarje, keqkuptime, mund të bëhet një burim i madh për marrëdhënie të shkëlqyera. Minoritetet tona duhet të veprojnë si ura lidhëse".Kryeministri ne syte e gazetarit amerikan - Në shkrimin që mban titullin “Rilindja Shqiptare e Edi Ramës”, gazetari ndalet dhe tek ndryshimet ndër vite të kryeministrit.Kujton aktivistin për të drejtat e Njeriut, Fred Abrahams i cili në 1993 ishte në Tiranë dhe asokohe Edi Rama mbante të veshur bluze "ku ishin stampuar figura në pozicione të ndryshme seksuale", ndërsa sot kryeministri 51-vjeçar ka ndryshuar tërësisht stil, duke u përshtatur me kostume e kravata elegante"Vetë kryeministri flet për sfidat që i desh të përballonte Rama pas fitores së zgjedhjeve të qershorit 2013."Financiarisht, na është dashur të përballemi me një rrëmujë të madhe. Qeveria e mëparshme kishte akumuluar një sasi të madhe vonesash - 700 milion dollarë për punët publike të papaguara, shërbimet e papaguara për spitale dhe arsim, dhe borxhe të kompanive të parimbursuara. Në sektorin e energjisë kompania jonë e shpërndarjes kishte trashëguar një borxh prej 1 miliard dollarësh për shkak të vjedhjeve dhe humbjeve në sistem". Njerëzit iu nënshtroheshin shumë gjobave të pajustifikuara dhe shumë ryshfeteve. Doganat dhe administrate tatimore ishin të korruptuara dhe policia u shkatërrua nga lidhjet me krimin e organizuar".Ai tha se investigimet e bëra në universitetet private të Tiranës, treguan të dhëna alarmante. "Kemi punëtorë të këtyre universiteteve, si bojaxhinj apo hidraulikë që nuk janë paguar me para, por me diploma," ka thënë Rama. "Disa student kanë paguar për diplomat e tyre me lopë, dele, oriz apo edhe dru zjarri". "Kemi bërë progrese të tjera përsa i përket ligjit dhe rendit: Policia patrullon në rrugët e Tiranës, shoferët përballen me gjoba, është ndaluar rreptësisht pirja e duhanit në vendet publike, ndërsa hetimet për evazion fiscal po japin rezultate serioze".[caption id="attachment_564014" align="alignnone" width="445"]
Artikulli i NewsWeek per Edi Ramen[/caption] /ef/sg/ Oranews.tv/