Barak Obama punëson tranvestitin e parë në stafin e tij
Shtëpia e Bardhë ka punësuar tranvestitin e parë në stafin e saj me kohë të plotë, kanë konfirmuar zyrtarët.Raffi Freedman-Gurspan filloi të punonte si drejtor rekrutimi në terren për stafin presidencial ditën e djeshme (18 gusht), shkruan BBC.Angazhimi i saj për të trejtat e transeksualëve reflekton “vlerat e kësaj administrate,” tha një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë.Kjo është lëvizja e fundit e Barack Obama-s në mbështetje të komunitetit LGBT (lesbike, gej, biseksual, transeksual)“Raffi Freedman-Gurspan demonstron llojin e lidershipit të kësaj administrate kampionësh,” tha Valerie Jarret, një këshilltare e lartë e presidentit.Zonja Freedman-Gurspan më parë punonte si këshilltare në Qendrën Kombëtare për Barazinë Transeksuale (NTCE).Emërimi i saj në Shtëpinë e Bardhë u përshëndet si hap i rëndësishëm nga anëtarët kryesorë të komunitetit LGBT.“Qeveria jonë punon më së miri kur reflekton realitetin se kush jemi ne si amerikanë,” tha Aisha Moddie Mills, drejtoresha e Institutit Gej & LesbikeDepartamenti i Mbrojtjes është duke shqyrtuar idenë e ndalimit të meshkujve dhe femrave transeksuale nga shërbimi në ushtri, dhe Shtëpia e Bardhë e mirëpret këtë vendim.