Operacioni në Dukagjin, në 2 ditë asgjesohen mbi 33 mijë rrënjë kanabis

Ka për përfunduar operacioni antikanabis në njësinë administrative "Shosh" duke shkatërruar 84 parcela me 15.580 bimë narkotike.Gjate ditës së sotme operacioni ka vijuar në të gjithe territorin e njësisë administrative Shosh.450 forcat policore dhe 70 automjete kanë vepruar në një terren të vështirë ku kanë lëvizur me këmbe nga 2 deri ne 3 orë për të shkuar në vendndodhjet e parcelave.Operacioni ka përfunduar rreth orës 20:30 ku janë shkatërruar 84 parcela  dhe janë asgjesuar me djegie  15.580 bime narkotike që varionin nga 60 deri ne 240 centimetra.Gjate dy ditëve ne territoret e te dyja njesive administrative Shal dhe Shosh jane shkaterruar  gjithesej 231 parcela nga te cilat 224 ishin te fotografuara nga monitorimi nga ajeri. Jane asgjesuar  gjithesej 33.480 bime narkotike dhe janë shpallur në kërkim dy shtetas për kultivim të bimëve narkotike.Keto dy zona ishin percaktuar zona me rrisk për shkak të vështirësive operacionale.Operacioni do vijojë ne territoret e njësive administrative të tjera të rrethit Shkodër nga FNSH e Shkodrës dhe forcat policore të Drejtorise së Policise së Qarkut Shkoder.Në ditën e parë u arrit të asgjësoheshin 150 parcela me 18 mijë rrënjë kanabis. 

Efektivët e policisë të ndarë në 28 grupe po kalojnë në sitë fshatrat Vuksanaj, Breg Lumi, Shoshë e Brashtë.

Pritet të asgjësohen parcelat që janë evidentuar nga fotografimi ajror.Nga fotografimi ajror janë evidentuar 200 parcela me kanabis, por mendohet se nga kontrollet në terren sipërfaqja e mbjellë me kanabis të jetë më e madhe” informon gazetari i Ora News Bepin Kolvata.Ndërkohë policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim pronarin e një parcele ku u gjetën 2000 rrënjë kanabis.

Bima narkotike e zbuluar në këto zona kultivohej kryesisht në parcela që varionin nga 40 deri në 200 rrënjë që varionin nga 60 deri në 240 centimetra.

Ecurinë e operacionit e inspektoi edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako i cili garantoi se ndërhyrja do të shtrihet në të gjithë territorin e Dukagjinit.

[caption id="attachment_564501" align="alignnone" width="960"]11896239_1040098129342336_8570373259638663179_n Operacioni ne Dukagjin[/caption][caption id="attachment_564502" align="alignnone" width="640"]11905383_1040098099342339_4949929989961673514_n Operacioni ne Dukagjin[/caption][caption id="attachment_564503" align="alignnone" width="640"]11896141_1040097639342385_3465525930853604567_n Operacioni ne Dukagjin[/caption][caption id="attachment_564504" align="alignnone" width="640"]11902457_1040097622675720_8252059096772470310_n Operacioni ne Dukagjin[/caption][caption id="attachment_564505" align="alignnone" width="640"]11892071_1040097592675723_3928352491540420651_n Operacioni ne Dukagjin[/caption][caption id="attachment_564325" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Dita e dyte e aksionit antikanabis ne Dukagjin Ne foto: Dita e dyte e aksionit antikanabis ne Dukagjin[/caption][caption id="attachment_564327" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Dita e dyte e aksionit antikanabis ne Dukagjin Ne foto: Dita e dyte e aksionit antikanabis ne Dukagjin[/caption][caption id="attachment_564328" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Dita e dyte e aksionit antikanabis ne Dukagjin Ne foto: Dita e dyte e aksionit antikanabis ne Dukagjin[/caption]/Oranews.tv/