Davutoglu kthen mbrapsht mandatin për krijimin e qeverisë së re

Kryeministri i Turqisë Ahmet Davotoglu ka kthyer mbrapsht mandatin për krijimin e qeverisë së re, pasi dështoi në negociatat me partitë e vogla për të krijuar një koalicion.Mbrëmjen e së martës, 18 gusht 2015 kryeminsitri në detyrë ia ka kthyer mbrapsht mandatin presidentit Taip Rexhep Erdogan, ndërsa zyra e presidencës e konfirmoi përmes një deklarate për mediat faktin se partia e themeluar prej kreut të shtetit nuk arriti të gjejë një aleat për të krijuar koalicionin qeverisës.Kjo lëvizje detyron presidentin Erdogan të mandatojë për krijimin e qeverisë së re partinë e dytë që ka marrë më shumë vota në zgjedhje, e cila gjithashtu nuk do të mund të krijojë qeverinë e re.Nëse brenda 23 gushtit nuk do të formohet qeveria e re atëherë presidenti Erdogan do të detyrohet të shpërndajë administratën në detyrë të Davutoglusë dhe do të krijojë një qeveri teknike për të cuar vendin në zgjedhje të parakohshme në vjeshtë.Pasiguria politike në Turqi vjen në një kohë kur ka shtim të dhunës dhe kërcënimeve që vijnë nga Siria dhe Iraku.Edhe pse partia e Erdogan siguria 41 % të votave në zgjedhjet e 7 qershorit, nuk arriti të krijojë e vetme qeverinë, dhe as të gjente gjuhën e përbashkët me partitë e vogla./Oranews.tv/