Në Fier e Vlorë, 8-10 % e aplikantëve në Zyra e Punësimit gjetën punë

Hendeku i kërkesave për punë dhe i punësimeve vihet re edhe në zyrat rajonale të Vlorës dhe Fierit.  Në qytetin bregdetar përgjatë një viti aplikuan për një vend pune 12.000 qytetarë dhe u punësuan vetëm 8% e tyre. Të rinjtë e sapodiplomuar shënojnë dhe numrin më të lartë të kërkesave. Edhe në Fier vihen re të njëjtat problematika.Rreth 12.000 punëkërkues të regjistruar në zyrën e e punës në Vlorë në harkun kohor të një viti janë në pritje të një pune ndërsa oferta për vende të lira janë vetëm 475, pra afro 8% e kërkesave të paraqitura. Sipas Drejtores së Zyrës Rajonale të Punës Mariana Cani, numrin më të lartë të punëkërkuesve e mbajnë të rinjtë e sapodiplomuar.Mariana Cani : "Mundësitë dhe kërkesat për profesionet e tyre janë shumë të vogla. Pjesa më e madhe e tyre kërkojnë të punësohen në administratën publike, gjë që është e pamundur. Kjo është edhe për faj të politikave të ndjekura që duhet t'i rikthehen një profesioni tjetër për tu bërë atraktiv në tregun e punës."Ofertat e paraqitura në zyrat e punës janë,mundësi punësimi sezonal nga sektori hoteleri-turizëm dhe biznesi call center.Fier- Shifra të larta punëkërkuesish shënohen edhe ne zyren e punës në Fier. Për një vit rezultojne 17.000 aplikues ndërsa eshte arritur te punesohen vetem 1300 ne disa biznese me ndërmjetësimin e kësaj zyre.Fatmira Vruzhaj :  "Nëse këta punëkërkues nuk kanë nhjë profesion të përcaktuar ne i kemi drejtuar te Qendra e Formimit Profesional. Të rinjtë janë parë më me prioritet. Kërkohen shofera për makineritë e rënda në sektorin e naftës që është sektor kryesor në qytetin e Fierit."Në zyrat e punës vihet re se numrin me te larte e mbajne personat me formim profesional. Me shqetësim shihet dhe punësimi i personave me aftësi të kufizuar. Nga 68 aplikues janë punësuar 4 prej tyre./Oranews.tv/