Kardinali gjerman: Emigrimi problem, ishit 3.2 u bëtë 2.8 milionë banorë

Eshtë i mrekulluar nga bukuritë e Shqipërisë dhe mundësitë që ajo ofron, prandaj apeli i tij ndaj Shqiptarëve është ta ndërtojnë të ardhmen këtu dhe jo duke kërkuar azil.Ky është mesazhi që lëshoi nga Shkodra, kardinali i Kelnit në Gjermani Rainer Maria Woelki, i cili e quan azilin më së shumti problem të vendit tonë. Rainer Maria Woelki: E shikoj si problem të Shqipërisë pasi në 2013-n kanë qenë 3.2 milion banorë dhe ndërkohë janë 2.8 milionë tani. E shoh të rëndësishme për të qëndruar këtu dhe për ta zhvilluar vendin. Dhe mendoj se Shqipëria e ka fuqinë për të ecur përpara. Vetëm strukturat sociale duhet të jenë ato të duhurat, që nuk bën të mundur vetëm mirëqenien e një grupi por të të gjithëve. Kardinali Maria Woelki ndalet tek disa prej fushave ku shteti duhet të ketë fokusin e zhvillimit dhe të orientojë politikat e veta, siç është arsimi, shëndetësia apo lufta ndaj korrupsionit. Rainer Maria Woelki:  Duhet çuar përpara arsimi jo vetëm ai shkollor por më shumë profesional. Sistemi shëndetësor le shumë për të përmirësuar, dhe duhet një shërbim që t’i shërbejë të gjithëve. Barazia shoqërore çon në luftimin e korrupsionit, dhe në paqe të mëtejshme. Është e rëndësishme të investohet në shtresën e mesme, jo vetëm për shkollën por edhe për profesione artizanale. Qëllimi është një shoqëri solide, sepse nëse nuk është solide nuk ecën përpara. Nëpërmjet projekteve që kemi prezantuar qëllimi është formimi i një strukture shoqërore solide.Gëzohem që jam këtu i pranishëm në Shqipëri mes jush. Kam tre ditë këtu dhe kam njohur këtë vend të mrekullueshëm. Jam i mrekulluar nga bukuritë dhe mundësitë e saj. Kam mësuar që ky vend është i begatë në pasuri tokësore dhe ujore. Kam mësuar që është aq e pasur me ujë sa e gjithë Shqipëria mund të furnizohet me elektricitet. I përgëzoj shqiptarët për këto begati, Zoti i bekoftë, dhe uroj që të krijojnë një shoqëri sa më sociale.Mbështetjen e dhënë nga Gjermani dhe veçanërisht karitasi, e quajti të rëndësishme edhe arqipeshkëvi i Shkodres, imzot Angelo Massafra.Massafra: “Presidenti i karitas gjermane ka ardhur për të bërë një vizitë zyrtare këtu në Shqipëri dhe më pas do të shkojë në Kosovë. Deri tani ka vizituar vende ku Karitas ka bërë projekte të mëdha. Kemi nderin që të rrijë këtu 2-3 orë me ne dhe për këtë falenderojmë kishën në Gjermani që na kanë ndihmuar me misionarë. I jemi borxhlinj në këtë drejtim”.Kardinali i Kelnit i bëri këto deklarata ndërsa u takua me presidentin e konferencës Ipeshkvnore, njëherësh arqipeshkëvin e Shkodres imzot Angelo Massafra.Në fokus ishin investimet e bëra nga karitasi Gjerman në Shqipëri, mbështetje që imzot Woelki premtoi se do të vazhdojë. Më pas krerët e kishës vizituan mjediset e katedrales së Shkodres.[caption id="attachment_563705" align="alignnone" width="640"]kardinali gjerman Rainer Maria Woelki kardinali i Kelnit në Gjermani vizituan katedralen e Shkodres[/caption]/Oranews.tv/