I jepet lamtumira "Kapedanit" në teatrin "Petro Marko"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Gusht 2015, 11:52
Miq, të afërm dhe personalitete të ndryshme të botës së artit dhe jo vetëm i dhanë sot lamtumirën "Kapedanit". Por Albert Verria mbetet, se figurave si ai vdekja u merr të keqenHomazhet në nder të aktorit u zhvilluan paraditen e sotme teatrin "Petro Marko" në qytetin e Vlorës. Nderkohë të shumta kanë qenë dhe mesazhet e ngushëllimit për familjen e tij, mes tyre dhe ajo e presidentit Nishani“Kam ndier një trishtim të thellë kur mora vesh për ndarjen nga jeta të të dashurit tuaj, Albert Vërria.Ky lajm më ka prekur pamasë dhe është një humbje e madhe për kulturën shqiptare në përgjithësi, kinematografinë në veçanti si dhe për gjithë shoqërinë shqiptare.U prehtë në paqe shpirti i tij!”Humbjen e tij do ta cilësonte si “shkëputjen e një guri të çmuar nga gjerdani i artit shqiptar” prefektja e qarkut të Vlorës Etjona Hoxha .Për Luftar Pajën, “Alberti është shtylla e kinatografise shqiptare” , e teksa flet për të, sytë e tij përlotet“Kam një peng të madh”, shton artisti i njohur i humorit vlonjat Afrim Agalliu, “Nuk e ngjita dot sërish në skenën e teatrit Petro Marko .Në ceremoninë e homazheve për nder të tij , nuk munguan edhe personalitete të politikës lokale , kreu i bashkisë së Vlorës Dritan Leli , ish-kryetari Shpëtim Gjika.Kreu i Këshillit të qarkut, Sadrit Danaj tha: “Verria na la , për të lënë të pashlyera kujtimet për të dhe artin e tij. Ai do të përjetësohet duke jetuar në dhjetra role”.Homazhet filluan rreth orës 11:00. Në homazhe mori pjesë edhe ish-kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika.Korifeu i artit shqiptar u përcoll për në banesën e fundit , varrezat e qytetit të Vlorës në mesditë rreth ores 12Artisti shqiptar u nda dje më 17 gusht nga jeta në moshën 79 vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë
Për shumë njerëz, Albert Verria njihet si aktori vlonjat. Por pak e dinë se Vlora nuk është qyteti i lindjes, por qyteti ku nisi rrugën si aktor.
Ai lindi në Fier më 3 shtator 1936. Asnjëherë nuk e ndau dashurinë mes kinemasë dhe teatrit: “Teatri të jep kënaqësi se je në kontakt me spektatorin. Ndien buzëqeshjen e tyre, frymëmarrjen, emocioni është i drejtpërdrejtë. Ndërsa kinematografia të jep popullaritet. Filmi transmetohet dhe ritransmetohet disa here”, kujtonte Albert Verria.
