INSTAT: 87.5% e punëkërkuesve u drejtohen miqve dhe të afërmve
Ka nje statistike qe vjen nga INSTAT qe zbulon se qytetarët shqiptarë nuk i besojnë institucioneve shtetërore për gjetjen e një pune.Të dhënat tregojnë se 87,5% e punëkërkuesve u drejtohen njerëzve të afërt për tu punësuar.Ndërkohë që një tjetër mënyrë e kërkimit të punës është orientimi ne treg perms njoftimeve ne gazeta.Pavarësisht kërkesave në rritje ne zyrat e punës qytetarët shqiptarë besojnë më shumë se një vend pune mund tua siguroje një mik ose një i afërm.Të dhënat e INSTAT tregojnë se 87,5 % e të papunëve u drejtohen të afërmve apo miqve dhe shokëve për të gjetur nje vend pune. Ndërsa një mënyrë tjetër për gjetjen e një pune sipas INSTAT është edhe aplikimi direkt tek një punëdhënës si dhe orionitimi drejt tregut te punes perms njoftimeve në gazeta për vende të lira pune.Në muajt e parë të këtij viti sipas INSTAT shkalla e papunësisë për popullsinë 15-64 vjeç është 17,3 %. Ndërkohë duke u bazuar tek punësimit sipas arsimit shkalla e papunësisë për personat me arsim të mesëm të përgjithshëm është më e larte krahasuar me arsimin profesional dhe atë të lartë.Grupi që e vuan më tepër papunësinë në vendin tonë janë të rinjtë e moshës 15-29 vjeç. Edhe pse në zyrat e punësimit ka radhë të qytetarëve që aplikojnë për të gjetur një punë shumë prej tyre nuk i besojnë institucioneve shtetërore dhe përqëndrohen tek alternativat private për gjetjen e një pune.