PD: Abuzimi i OSHEE, 720 milionë lekë për klientin e qeverisë

PD ka akuzuar OSHEE se po bën tendera korruptivë me vlerë 720 mln lekë për trjanimin e punonjësve të saj. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, zëdhënësja e Orjela Nebiaj  bëri përgjegjës Edi Ramën, se këto tendera i shkojnë fituesve të përcaktuar që janë miq të qeverisë.Deklarata e plote e PD Siç e ka bërë traditë Edi Rama me agjensitë e tij, OSHE ka vendosur të mbledhë një shumë të madhe parash, 720 milionë lekë, për tia dhënë një miku të qeverisë.Ndiqet praktika e vendosur tashmë nga Edi Rama, me koncesionet dhe tenderat e tij, ku kriteret qepen në mënyrë të atillë, që ti shkojnë për shtat fituesit të paracaktuar.Eshtë hera e parë që OSHE vendos të shpenzojë kaq shumë para për trainime.Sipas ekspertëve, organizata e shpërndarjes së energjisë, ka mbledhur të gjithë tranimet bashkë, për tia dhënë me një dorë klientit të Edi Ramës.Këto 720 milionë lekë që dorovit OSHE sipas qejfit e interesave, janë sa vlera e 8 mijë e 728 pensioneve në fshat, sa 4 mijë e 799 pensione në qytet, 10 mijë e 511 pagesa papunësie, dhe 19 mijë e 846 ndihma ekonomike.OSHE është denoncuar për afera korruptive vazhdimisht, dhe abuzimin e ka tiparin e saj kryesor. OSHE ka aplikuar që në fillim dy standarde, duke dërguar në burg e duke i nxitur drejt vetvrasjes famijarë të pamundur për debi deri në 30 mijë lekë të vjetra, ndërkohë që ka favorizuar klanet afër qeverisë e deputetë me detyrime qindra milionë lekë energji.OSHE është e specializuar në abuzime, pasi vetë drejtuesi i saj, i përzgjedhuri i Edi Ramës në krye të organizatës, është hetuar për abuzime në dhjetra tendera në Bashkinë e Durrësit.Tenderi i fundit, ose më saktë, porosia e fundit për ti dhënë njeriut të Edi Ramës 720 milionë lekë, është në vazhdën e skandaleve qeveritare me fondet publike, me taksat e qytetarëve.Partia Demokratike i bën thirrje prokurorisë të hetojë këtë rast skandaloz të abuzimit financiar.Partia Demokratike do të vërë para ligjit e para përgjegjësisë abuzuesit me fondet publike, sapo shqiptarët ti besojnë drejtimin e vendit.