15 vite në kërkim, shqiptari arrestohet se vrau një prostitutë ekuadoriane

Një shqiptar është arrestuar në Itali pas 15 vitesh në kërkim. Erjon Sejdiraj, (ne foto) shqiptari 37 vjeç ishte shpallur në kërkim prej gushtit të 2000, për akuzën e vrasjes së një prostitute ekuadoriane, Betty Yadira Ponce Ramirez. Vajza u gjet e masakruar pranë lumit Po në Piancenza. Më pas shqiptari ishte larguar drejt Belgjikës. Një telefonatë që Erjoni u kishte bërë prindërve të tij në Itali ndihmoi në arrestimin e tijShqiptari është arrestuar në një qytet të vogël në kufi me Francën dhe është në pritje të ekstradimit.Për vrasjen u hetuan tre shqiptarë të cilët u dënuan me nga 23 deri në burg për jetë. Njëri prej tyre u arrestua në 2006, ndërsa dy të tjerë ishin në kërkimMes 2 shqiptarëve në kërkim ishte Erjon Sejdiraj, i cilësuar nga Tg com si kapoja i bandës, dhe një prej personave të konsideruar tepër të rrezikshëm[caption id="attachment_564205" align="alignnone" width="220"]betty 2-2-2 Prostituta ekuadoriane e vrare nga shqiptari[/caption]/Oranews.tv/