Lavrov: Shpresojmë që takimet e ardhshme të ulin tensionet mes palëve

9 persona kanë humbur jetën, mes tyre 7 civilë, në një ofensivë të forcave ukrainase kundër rebelëve pro-rusë.  Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, ndërsa bëri të ditur lajmin shprehu shqetësim për aksionet ushtarake të Kievit"Të shpresojmë se takimet që do të mbahen javën e ardhshme të shërbejnë për të ulur tensionet mes palëve, tensione që u shkaktuan nga refuzimi i Kievit për bisedime të drejtpërdrejta. Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë "Javën e shkuar oragnizata për siguri dhe bashkëpunim në Europë u shpreh se dhuna në juglindje të Ukrainës ka marrë përmasa shqetësuese, ku të dyja palët po përdorin armatime të rënda  në kudnërshtim me marrëveshjen ëpr armëpushim të nënshkruar 6 muaj më parë.Lavrov po ashtu bëri thirrje të ushtrohet presion mbi Ukrainën, me qëllim që të rifllojë dialogu.  Forcat ushtarake ukrainase janë përleshur me rebelët gjatë ditëve të fundit për të marrë në kontroll autostradën që lidh Donjeckun me Mariupolin.Ndërkaq në konferencën për mediat Minsitri jashtëm rus nuk la pa përmendur edhe çështjet e diskutuara me homologun e tij  Iranian  Mohamed Javad Zarif." Diskutuam për çështje që lidhem me situatën në lindjen e  afërt dhe afrikën e veriut, gjithashtu edhe për krizën siriane. Problemet në Siri mund ët zgjidhen vetëm nëpërmjet dialogut, dhe nëprëmjet bisedimeve mes palëve, pa ndërhyrjen e ndërkombëtarëve. Fatin e  Sirisë duhet e ka në duar vetë populli sirian. Nëse disa vende mendojnë se cështja mund ët zgjidhet me largimine presidentit Al Saad, unë po jua them që tani se rusia nuk do ta pranojë këtë obsion"Por Këshilli i Sigurimi i OKB-së ka miratuar  njëzëri deklaratën që të shtyjë përpara bisedimet e paqes në Siri, që pritet të fillojnë në shtator.Në deklaratën e miratuar nuk është përmendur qartësisht e ardhmja e presidentit Bashar Al-Assadm por qeveritë perëndimore e kanë bërë të qartë se ky tranzicion do të thotë largimin e Assadit nga pushteti.