Ligji i Turizmit, Ahmetaj: Nishani e ka zakon t'i kthejë, kalon në shtator

Ministri i Zhvillimit Ekonomik ,Tregtisë, Sipërmarrjes dhe Turizmit Arben Ahmetaj reagon pas kthimit për rishqyrtim në vend të ligjit të turizmit nga presidenti Bujar Nishani.Z.Ahmetaj rrëzoi pretendimet e kryetarit të shtetit se ai bie ndesh me kushtetutën dhe deklaroi së në shtator do të miratohet sërish në parlament.Arben Ahmetaj: "Presidenti tashmë e ka kthyer në rend të ditës refuzimin që mund ti bëjë ligjeve. Është një e drejtë e tij. Ligji i turizmit është një ligj shumë i mirë. Ne kemi dy vjet që e punojmë atë ligj. Ne do ta refuzojmë dekretin e presidentit dhe do ta fusim ligjin sa më shpejt në fuqi."Ahmetaj pranoi se turizmi në Shqipëri po has disa vështirësi në furnizimin me energji elektrike por edhe në cilësinë e shërbimit.Ahmetaj :"Sigurisht që problematika nuk janë të reja pra qoftë problematikat e dritave apo problematikat e tjera. Janë problematika që na kanë shoqëruar në 15 apo 20 vite. Sigurisht që problematikat kanë qënë shumë më pak sivjet se sa në vitet e kaluara."Këto qëndrime Ahmetaj i mbajti në përfundim të një aktiviteti ku u diskutua për rivitalizmin e rrugës Egnatia dhe kthimin e saj në një atraksion turistik