Putin: Statusi special për tartarët nxit Luftë të Ftohtë

Presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi banorët e minoritetit etnik tatars në Krime, se nuk duhet të kërkojnë trajtim apo status special në gadishullin e aneksuar nga Ukraina në vitin 2014, duke nxitur një luftë të ftohtë mes Moskës dhe Perëndimit.Tatarët muslimanë, që përbëjnë vetëm 10% të popullsisë së Krimesë, e kundërshtuan me forcë një vit më parë shkëputjen nga Ukraina e që prej asaj kohe, ata i janë nënshtruar presionit të vazhdueshëm të autoriteteve të reja zyrtare atje.Putin gjendet në Krime për një vizitë tre ditore, ku sipas uebsajtit zyrtar të Kremlinit, po mban disa takime për të zhvilluar gadishullin në Detin e Zi por edhe për të promovuar turizmin atje. Pas më shumë se një viti, presidenti rus e cilësoi bashkimin me Krimenë, si vendosjen e drejtësisë historike.E pavarësisht kësaj, sanskionet e perëndimit pas aneksimit nga Ukraina, e kanë paralizuar jetën dhe ekonominë e banorëve të Krimesë, duke dhënë impakt edhe në ekonominë ruse, e cila aktualisht vuan edhe nga cmimet e ulëta të naftës dhe nga dobësimi i ndjeshëm i monedhës vendase, rubla.Nga krimeja, shefi i kremlinit, nuk i shmangu dot kritikat për institucionet më të larta ndërkombëtare si OSBE, Kombet e Bashkuara, Këshillin e Europës për mënyrën sesi po e trajtojnë Rusinë, e cila duket se pa perëndimin, po lufton për të mbijetuar.