FNSH e RENEA "mësyjnë" Dukagjinin, 450 policë shkatërrojnë 150 parcela me kanabis

Lulzimi i parcelave me kanabis sativa ka rikthyer policinë e Shtetit në Dukagjin në një operacion që vetëm në orët e tij të para ka cuar në asgjësimin e mbi 18. 000 bime narkotike të kultivuar në 150 parcela.Efektivët e policisë të ndarë në 28 grupe po kalojnë në sitë fshatrat Vuksanaj, Breg Lumi, Shoshë e Brashtë.Bima narkotike e zbuluar në këto zona kultivohej kryesisht në parcela që varionin nga 40 deri në 200 rrënjë që varionin nga 60 deri në 240 centimetra.Ecurinë e operacionit e inspektoi edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako i cili garantoi se ndërhyrja do të shtrihet në të gjithë territorin e DukagjinitNë operacionin e koduar me emrin "Brashta" janë angazhuar më shumë se 450 efektivë të policisë, mes të cilëve forcat RENEA, ata të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe forca të Drejtorisë së Shkodrës. Në ndihmë të efektivëve janë 70 automjete dhe një helikopter që po monitoron zonën nga ajri.Mbyllet dita e parë e operacionit antikanabis, rinis nesër në orën 06:00Në këtë aksion priten kontrolle dhe në ato zona ku nuk u arrit të ndërhyhej vitin e kaluar.Ne vijim te operacionit antikanabis gjate mbasdites se sotme ne fshatin Vuksan, gjate kontrollit te territorit , ne pronen e shtetasit Dede Mosheqaj 50 vjeç u gjeten 1953  rrenje bime narkotike te kultivuara  si dhe ne banese iu gjet dhe municion luftarak, i cili eshte shpallur ne kerkim.Gjate dites se sotme jane asgjesuar rreth 150 parcela me rreth 18.000 bime.  Tashme operacioni eshte nderprere per shkak te erresires. Operacioni do rifilloje rreth ores 06:00 te mengjesit.Gjate operacionit nuk u shënua asnjë incident. Forcat policore janë akomoduar pranë qendres shendetesore Bregu i Lumit. Janë marre masat per ushqim per te gjitha forcat policore.Deri në orën 17:30 janë asgjesuar 147 parcela- “Vijon operacioni anti-kanabis në Dukagjin. Operacioni në terren eshte i përqendruar në tre drejtime në Vuksanaj, Breg Lumi, Shoshe, Brashte dhe po veprojnë 28 grupe. Deri në orën 17:30 janë asgjesuar dhe janë shkatërruar 147 parcela me 17.890 bimë narkotike. Parcelat variojnë nga 40 bimë deri në  200 bimë me gjatësi nga 60 cm deri në 240 cm. Operacioni vijon.Kreu i policisë në Dukagjin- Vetë Drejtori i Policisë së Shtetit  Haki Çako inspekton forcat e policise  ne terren  per operacionin  antikanabis. Deri tani jane asgjesuar 65 parcela me rreth 6 675 bime  narkotike.  Njëkohësisht grupet hetimore po vijojnë punën për sekuestrimin e çdo prove materiale në parcela me qëllim dokumentimin me prova ligjore për të bërë të mundur evidentimin dhe kapjen e autoreve.  Deri tani operacioni ka vijuar normalisht dhe nuk është shënuar asnjë incident“ informon policia përmes një njoftimi të publikuar sot në mesditë.Deri ne 12:00 u asgjesuan 40 parcela - Deri në orën 12:00 janë asgjësuar 40 parcela me bimë narkotike.“Këto janë vetëm fshatrat e parë që janë kontrolluar sapo lë zonën e Postrribës dhe hyn më thellë në zonën e Dukagjinit” informon gazetari i Ora News Bepin Kolvata në një lidhje telefonike të orës 12:00Në ndihmë të tyre janë 70 automjete dhe një helikopter që po monitoron zonën nga ajri.Operacioni do vijojë në të gjithë teritorin e Dukagjinit dhe janë angazhuar dhe drejtues të lartë të policisë.“Zona e Bregut të Lumit është shumë problematike për shkak se është një zonë e vështirë malore dhe ndërhyrja është e vështirë. Pritet të ndërhyhet në ato zona ku nuk u arrit të ndërhyhej vitin e kaluar" informon gazetari i Ora News.dukagjin4 dukagjin5 dukagjin1 dukagjin2 dukagjin3/Oranews.t/