Në kërkim për trafik droge në Itali, 41 vjeçari kapet në Vlorë
Shtetasi Gentian Muhaj (ne foto) është arrestuar ditën e sotme (18 gusht) nga policia e Vlorës nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.“Nga verifikimet e kryera rezulton se Muhaj ishe i përfshirë jo vetëm në rrjetin e trafikimit të drogës por edhe në një organizatë kriminale në Itali, të përbërë nga shumë shtetas italianë e shqiptarë,” informon policiaPolicia raporton se 41-vjeçari, kërkohej dhe nga Interpoli me emrin Eugen Rama .Autoritetet gjyqësore italiane e kishin dënuar me 8 vite burg, ndërkohë që pjesa e mbetur e dënimit të këtij shtetasi ishte 5 vite-8 muaj dhe 24 ditë burg.Muhaj, banues në lagjen “Lef Sallata” në Vlorë, është arrestuar në flagrancë në pikën e kalimit kufitar në portin e këtij qyteti nga seksioni kundër narkotikëve.