Veliaj: Rikonstruksionet e kopshteve të përfundojë brenda gushtit
Fëmijet që do të akomodohen ne kopshtet e kryeqytetit do të kalojnë sërish një vit në ambjente të mbipopulluara. Infrastrukura aktuale e këtyre insticuioneve të edukimit parashkollor është e pershtatshme për 7 mije femije, perballe nevojave 2 herë me te larta. Prindërit po plotësojnë dokumentacionin e nevojshëm që në 1 shtator të kryejnë regjistrimin e fëmijëve të tyre.Të tjerë prindër ankohen për mbipopullimin dhe kushtet e renda në kopshte.Në prag të nisjes së regjistrimeve në kopshte, kryetari i bashkisë së tiranës Erion Veliaj u ka kërkuar të gjithë kontraktorëve që të përfundojnë rikosntruksionin e e godinave brenda muajit gusht.Erion Veliaj: Brenda datës 28 gusht të përfundojnë punimet në të gjitha objektet arsimore”, tha Veliaj. Kryebashkiaku i Tiranës theksoi se për kopshtet puna ka nisur dhe mbetet veçse të përshpejtohen, për të kapur në kohë fillimin e sezonit të ri. Për këtë arsye, ai u ka kërkuar të gjithë kontraktorëve që të punojnë edhe me tre turne. Për të siguruar që shtatori i gjen të gjitha familjet e Tiranës me kopshte të reja.Në kryeqytet janë 45 kopshte, tre prej të cilëve në rikonstruksion. Autoritet e bashkisë thonë se ato do të hapen në shtator për të pritur fëmijët e moshës 3-6 vjec.