Tonin Uldedaj prezantohet si administratori i ri i Shëngjinit

Tonin Uldedaj do të jetë administratori i ri i Shëngjinit. Uldedaj u prezantua dje (17 gusht 2015) nga kreu i bashkisë së Lezhës Fran Frrokaj, ndërsa detyra e re i'u dorëzua nga ish kreu i komunës së Shëngjinit Salvador Kaçaj.Uldedaj tha se prioritet i punës së tij do të jetë zgjidhja e problemeve që prekin direkt banorët e zonës turistike.Tonin Uldedaj : Këtë e ndjej si një përgjegjësi shumë të madhe , administrimin e një njësie administrative që është shumë e rëndësishme. Nuk do ju zhgënjej por do punoj fort për të mbajtur premtimet e Partisë Demokratike dhe në veçanti z. Frokaj në bashkinë e Lezhës.Ndërsa vlerësoi punën e paraardhësit, Uldedaj ritheksoi se do të mbajë premtimet dhe do të jetë pranë qytetarëve.Zgjidhja e problemeve si mungesa e energjise elektrike, furnizimi me ujë të pijshëm dhe mbajtja në nivel e Shërbimit të pastrimit në zonën bregdetare të Shëngjinit, është objektivi i parë i administratorit të zonës turistike.