Djaloshi nga Mirdita plagoset tek "Komuna e Parisit"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Gusht 2015, 12:04
Një plagosje me armë të ftohta është shënuar paraditen e 18 gushtit 2015 në kryeqytet te zona e njohur me emrin "Komuna e Parisit"Burime të policisë bëjnë të ditur se ka mbetur i plagosur shtetasi Gëzim Marku.Mësohet se ka pasur një konflikt mes disa personave, të cilët dyshohet se e kanë qëlluar me thikë dhe mjete të tjera të forta.I riu që mësohet se është nga Mirdita është shoqëruar në spital për të marrë ndihmën e e duhur mjekësore.Ndërkaq policia nuk ka arritur të vërë në pranga asnjë nga autorët e krimit, dhe ka nisur aksionin për kapjen e tyre./Oranews.tv/