Veliaj thirrje publike bizneseve për të riparuar në kohë 31 çerdhet e Tiranës

Në kuadër të nismës “Adopto një çerdhe" kryetari i bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, nisi punën për inspektimin e çerdheve vetëm pak ditë para se mberritjes se femijeve ne to.Veliaj vuri në dukje se paraardhësit e tij i lanë Tiranës një borxh prej 30 mln dollarësh dhe argumentoi se kjo pengon punën për rikonstruksionin e 31 çerdheve në vetëm 10 ditë.Veliaj: “Borxhi që kemi në bashki është i përmasave të papërballueshme për qytetin e Tiranës. 28 milionë euro janë më shumë se sa gjysma e buxhetit faktik vjetor të Bashkisë.Kjo do të thotë se në kushtet ku jemi, kur pushimet po mbarojnë dhe çerdhet duhet të funksionojë me kapacitet të plotë, Bashkia e ka të pamundur që të riparojë në kohë 31 çerdhet e Tiranës.Jam shpresëplotë se në të qytetin më të madh të shqiptarëve do të gjenden 31 njerëz bujarë, të cilët do të na shpëtojnë nga ferri financiar ku jemi sot”.Kryebashkiaku tha se do të çmojë jashtë mase çdo ndihmë dhe se stafi i bashkisë, së bashku me vullnetarët e çdo njësie, do të jenë në dispozicion.Kryetari, Erjon Veliaj, kishte nje apel te qarte për të gjitha bizneset:Veliaj: “Nëse në qytetin më të madh të shqiptarëve ka mjaftueshëm bamirësi dhe bujari, duhet të ketë edhe 31 qytetarë, biznese, fondacione apo organizata, që të adoptojnë një çerdhe. Për shkak të buxhetit të rrënuar dhe borxhit që na ka zënë frymën, e kemi të pamundur që vetëm në një javë të prokurojmë, tenderojmë apo të gjejmë financat e nevojshme për riparimin e tyre. Ndaj, sot thirrja është shumë e qartë: ‘Adopto një çerdhe’."Taulantia" është çerdhja ku kryetari i Bashkise ka kaluar një pjesë të fëmijërisë së tij. Gjate inspektimit ne zonen ku ndodhet kjo çerdhe, Veliaj konstatoi ndertimet pa fund qe siç tha ai u veshtiresojne jeten qytetareve.