46 parti duhet të kthejnë afro 12 mln lekë, kryeson partia e Paskal Milos

Pas zgjedhjeve të 21 qershorit, 46 parti i detyrohen buxhetit të shtetit një shumë prej 11.688.148 lekë.Kjo bazohet në kodin zgjedhor për shpërndarjen e fondit për partitë pjesëmarrëse në zgjedhje që saktëson se nëse shuma e marrë paradhënie është më e madhe se llogaritja përfundimtare e votave pavarësisht pragut 0.5 % ,partia duhet të kthejë fondet në buxhetin e shtetit.Lista e 46 partive kryesohet nga Partia Demokracia Sociale e Paskal Milos që detyrohet të kthejë edhe shumën më të lartë të buxhetit të shtetit, konkretisht mbi 1 milion e 300 mijë lekë të reja.Më pas vjen Partia Demokristane e Nard, e cila i detyrohet buxhetit të shtetit mbi 1 milion lekë të reja.Në listën e partive që duhet të kthejnë fondet e përvetësuara janë PBDNJ e Vangjel Dues, Partia Socialdemokrate e Skënder Gjinushit,Partia Republikane e Fatmir Mediut ,si dhe Lëvizja Për Zhvillim Kombëtar e Dashamir Shehit.Ndërsa përsa i përket partive të tjera në listë do të mund t'i kthejnë buxhetit të shtetit 83.833 lekë të reja secila prej tyre.