Kamorra, arrestohet në shtëpinë e pushimit kryemafiozi i klanit të Kontinit

Policia e qytetit të Romës në bashkëpunim me atë të Napolit kanë arrestuar sot bosin mafioz Xhuzepe Amendola, konsideruar një nga 100 personat më të rrezikshëm në kërkim nga shteti italian.Xhuzepe Amendola u arrestua në zonën bregdetare Torvaianica të Romës e ishte në kërkim nga policia italiane që prej majit të vitit 2012.Akuza ndaj tij është pjesëmarrje në organizime mafioze, kërcënime të paligjshme e riciklim parash të pista.Sipas hetimeve të policisë së Napolit pas arrestimit të mafiozëve Patrizio Bosti e Paolo Di Mauri, Xhuzepe Amendola ishte vënë në krye të klanit kamorrist Kontini i cili është në aleancë me klanin tjetër kamorrist Licciardi, që veprojnë në tërë rrethinat e Napolit e në disa lagje kryesore të këtij qyteti.Xhuzepe Amendola i mbiquajtur "Peppe 'o Guaglione", kishte marrë me qera një shtëpi pushimi pranë zonës bregdetare të kryeqytetit italian Romë, ku po pushonte sëbashku me familjen e tij.Arrestimi i tij u krye nga skuadra speciale antimafia e Napolit në bashkëpunim me atë të Romës.Në momentin e arrestimit, bosi mafioz po shëtiste në plazhin e Torvaianikas, e nuk bëri asnjë tentativë rezistence ndaj forcave të Policisë.Në apartamentin e tij të marrë me qera nuk u gjetën armë e materiale të paligjshme.Klani kamorrist Kontini- Licciardi është një nga më të fuqishmit në zonat periferike të qytetit të Napolit, pjesë e të cilit janë familjet mafioze Contini, Mallardo, Lo Russo, Ferone, Stabile, Prestieri, Bosti e Bocchetti.1