Marrëveshja për Ukrainën, BE: Sulemt në lindje të vendit, shkelje e saj
Bashkimi Europian ka deklaruar se sulmet e përshkallëzuara në zonat e kontrolluara prej forcave qeveritare të Kievit, në lindje të Ukrainës, shkelin marrëveshjen e paqes të nënshkruar në shkurt me separatistët prorusë."Marrëveshja e Minskut duhet të implementohet në mirëbesim, duke nisur me vëzhgimin e plotë të armëpushimit dhe tërheqjen reale të armatimeve të rënda", shkruhet në deklaratën e BE-së. Ukraina akuzoi rebelët të hënës se kanë kryer bombardimet më të rënda që prej nënshkrimit të armëpushimit.E ndërsa Rusia ka mohuar të ketë gisht në luftime, Ukraina dhe Perëndimi kanë bërë me dije se provat për një përfshirje të drejtpërdrejtë të Moskës në krizën ukrainase po shtohen dita ditës.Udhëheqësit e rebelëve kanë mohuar të kenë qëlluar ndaj pozicioneve ukrainase dhe akuzojnë forcat qeveritare se kanë shkelur armëpushimin në rreth 40 raste gjatë 24 orëve të fundit. Luftimet më të ashpra kanë ndodhur në fshati Starohnativka, 50 km në veri të qytetit strategjik të Mariupolit. Ukraina deklaroi se forcat pro-ruse kanë nisur një sërë sulmesh ndaj pozicioneve ukrainase gjatë së hënës dhe së martës.