Trafiku i klandestinëve, pranga në Francë 4 shqiptarëve, përfituan 70 mijë euro

Autoritetet franceze kanë arrestuar 4 shqiptarë dhe dy gra franceze në dyshimin se kanë trafikuar shqiptarë dhe emigrantë të tjerë që kërkonin të kalonin nga Franca për në Britani përmes Portit të Kalesë.Ky rrjet supozohet se dërguar së fundmi rreth 100 shqiptarë për në Britani, duke u marrë nga 700 euro secilit për hipjen e tyre në mënyrë klandestine nëpër maune, të cilat mbërrinin më pas në terriorin britanik.Hetimi i i fshehtë ndaj këtij rrjeti kriminal i kryesuar nga shqiptarët, ka zgjatur plot 5 muaj dhe policia thotë se ai ka filluar të operojë në fillim të këtij viti.Sipas burimeve policore, të cilave u referohet tabloidi britanik "Daily Mail", trafikantët operonin në bashkëpunim me shoferët e mauneve, të cilët paguheshin me para në dorë për çdo emigrant.Kaleja javët e fundit është bërë skenë e përleshjeve dhe trazirave, pasi mijëra emigrantë pa dokumenta po përpiqen të hyjnë në Tunelin e la Manshit për të shkuar në Britani.Besohet se në mesin e emigrantëve ka dhjetëra shqiptarë, ku shumë prej tyre tashmë vijnë nga Gjermania, ku kërkesat për azil nuk janë pranuar, apo edhe shqiptarë të rikthyer më parë në Shqipëri apo Kosovë.