Pas pastrimit, vitin e ardhshëm Piramida do ti nënshtrohet ndërhyrjes terësore
Që prej ditës së hënë, Bashkia e Tiranës ka nisur punën për pastrimin e piramidës dhe parkut rreth saj.Kryebashkiaku, Erjon Veliaj, i ka bërë thirrje qytetarëve që të denoncojnë çdo akt vandalizmi tek piramida.Ndërsa vitin e ardhshëm do të nisë zbatimi i projektit për ndërhyrje terësore tek piramida.Bashkia e Tiranës ka ndërrmarrë aksionin për pastrimin e Piramidës. Njofitimi u be nga kryebashkiaku, Erjon Veliaj, i cili nëpërmjet një statusi në Tëitter u bëri thirrje qytetarëve që ta mbajnë pastër dhe të raportojnë çdo akt vandalizmi në këtë ndërtesë.Pastrimi i piramidës u përshëndet nga qytetarë të shumtë, te cilet mendojne se ky objekt kulturor nuk duhej lene te degradonte deri ne kete gjendje.Por Bashkia ka marrë përsipër vetëm pastrimin e veshjeve anesore te piramidës si dhe parkut prane saj.Te kontaktuar nga Ora News, perfaqesues te bashkise se Tiranës pohuan se ky është vetëm fillimi i punimeve.Këshilltari i kryeministrit për territorin Artan Shkreli permes rrjetit social facebook bëri më dije se projekti për nderhyrje teresore do jete gati vitin e ardhshem.Objekti kultruror i njohur me emrin piramida ka shkaktuar shpeshhere debate te forta politike te cilat kane sjelle dhe deme te konsiderueshme ne buxhet me miliona euro.Disa studime dhe mjaft projekte u financuan dhe u lane ne mes.Qeveria demokrate ne vitin 2010 pasi kishte miratuar shnderrimin e piramidës ne teater mori nje vendim te papritur per prishjen e saj dhe ndertimin e godines se parlamentit.Ai nuk u zbatua, jo vetem per shkak te presionit politik dhe publik, por edhe per shkak se shkaterrimi i saj kerkonte serish para.