Tortura e re për shqiptarët, radhët e gjata për pasaporta në disa qytete
Dyndja e qytetarëve, kryesisht emigrantëve që kanë mbërritur në vend për pushime, për tu pajisur me pasaporta ka kaluar çdo parashikim te zyrave të gjendjes civile të cilat janë gjendur krejt pa përgatitur për një fluks kaq të lartë. Ora News vëzhgoi disa qytete ku konstatoi rradhë të gjata pa fund, kaos dhe prindër te sfilitur me fëmije dhe gra shtatzëna në pritje për tu pajisur me një pasaportë.Në disa qytete të vendit po vihet re një fenomen në rritje i rradhëve të gjata të qytetarëve për tu pajisur me pasaporta biomterike. Fluksi i lartë lidhet edhe me kerkësat e shtuara të emigrantëve që kanë ardhur për pushime në Shqipëri.Qindra qytetarë në orët e para të mëngjesit kishin zënë rradhe zyrat e gjendjes civile në Vlorë, ku raportohen mbi 400 persona në ditë. Gjendja paraqitet e rëndë, pasi në rradhë detyrohen të rrinë edhe fëmijet edhe gratë shtatzëna.Për të dhënë gjurmët e gishtave, një personi i duhet mesatarisht 4-5 orë pritje, ndërkohë që nuk ka asnje diferencim për prindërit me fëmijë, gratë shtatzëna, apo të moshuarit.Nga vëzhgimi që kreu Ora News në qytetet kryesore të vendit, konstatohet një situatë e rëndë edhe në Korçë, ku qytetarët për të marrë kuponin, u është dashur të vijnë edhe dy tre ditë me radhë dhe të qëndrojnë për disa orë në rradhë.Edhe në qytetin verior në Shkodër janë shënuar rradhë të gjata torturuese për pasaporta. Qytetarët thonë se fluksi i lartë i kërkesave ka krijuar kaos.Të ndodhur përballë një situate të tillë është rritur edhe numri i kërkesave për pasaporta biometrike me proçes të përshpejtuar.Zyrtarë të gjendjes civile në qytetet me problematikën e rradhëve të gjata në përpjekje për tu pajisur me pasaportë thanë për Ora News se ishte e pamundur marrja e masave për minimizimin e këtij fenomemi pasi ata ishin të papërgatitur për një numër kaq të lartë kërkesash.



