Siri, 48 orë armëpushim mes rebelëve dhe forcave qeveritare
Grupet rebele dhe forcat pro-qeveritare kanë rënë dakord për një armëpushim 48-orësh në tri qytete të Sirisë.Armëpushimi ka filluar në orën e para të mëngjesit dhe ai vlen për qytetin Zabadani, në afërsi të kufirit libanez dhe nën kontrollin e rebelëve, si dhe për qytezat Fuaa dhe Kafraya, nën kontrollin e ushtrisë në provincën e Idlibit.Pakti është arritur ndërmjet rebelëve opozitarë të Al-Nusras dhe grupit militant libanez Hezbollah, aleat i diktatorit Bashar al-Assad.Marrëveshjet e armëpushimit janë arritur shpeshherë mes rebelëve dhe forcfave qeveritare në Siri për të furnizimin me ushqime dhe ilaçe të zonave të izoluara.Aktivistët e Observatorit sirian për të Drejtat e Njeriut gjithashtu kanë thënë se negociatat po vazhdojnë për një tërheqje të mundshme të rebelëve nga Zabadani.Muajin e kaluar, diktatori Bashar al-Asad pranoi se ushtria siriane po përballet me një mungesë trupash dhe ka kryer një tërheqje strategjike nga disa zona të vendit.