Rama-Meta rrënuan ekonominë, Basha: Shifrat shkaktuan alarmin që dhamë ne
Kryetari i Partisë Demokratike thotë se qeveria me të dhënat e saj vërtetoi alarmin e dhënë prej kohësh nga opozita për rrënimin e ekonomisë. Përballë kësaj situate, kryedemokrati Lulzim Basha paralajmëroi një plaftormë që parashikon ulje të taksave. Aksioni opozitar përfshin edhe protesta.Për kryetarin e opozitës, Lulzim Basha, të dhenat e publikuara nga qeveria e kryeministrit Edi Rama faktojne alarmin e dhënë prej kohësh nga PD, se ekonomia shqiptare po shkon në pikiatë.Z. Basha renditi si shkaqe taksat larta, korrupsionin në tatime dhe dogana.Basha: Shifrat e vetë qeverisë tregojnë 134 milion dollarë defiçit në dogana dhe tatime për 6 mujorin e parë. Këto janë shifra të qeverisë. Sepse shifrat e vërteta tregojnë një defiçit prej më shumë se 160 milion dollarësh.Gjendja është alarmante dhe pa perskeptive. Kjo është gropë korrupsioni.Rrënimi ekonomik kërkon një alternativë ekonomike, të cilën demokratët e mbështesin në disa shtylla.Basha: Një taksë të sheshtë më të ulëtën në Ballkan si parakusht për konkurueshëmrinë në thithjen e investimeve, një dalje nga rekordi i çmimeve më të larta të naftës dhe të energjisë elektrike në rajon, heqja e taksës Rama për karburantin, heqja e TVSH për mallrat e shportës mbetet një emergjencë për dhjetëra e mijëra familje shqiptare që sot luftojnë për bukën e gojës.Por paralel me platformat, demokratët pritet të mbajne edhe protesta, për të cilat shefi i PD-së nuk jep afat.Në komunikimin me gazetarët, Lulzim Basha, tha se kthimi i PD në Komisonin e reformës në drejtëi, do të varet nga të drejtat që do ketë opozita për të dhënë kontributin e saj.Kryetari i opozitës hodhi poshtë çdo mundësi për aleancë me LSI-së, sikurse tha se nuk i druhet as hetimit të nisur nga Prokuroria e Tiranës për abuzime me lejet e ndërtimit gjatë kohës së drejtimit të Bashkisë në Tiranë.