Shiu në Kalabri dëme materiale, nuk dihet për viktima (VIDEO)

Një përmbytje e dhunshme ka përfshirë pjesën joniane të Kalabrisë, nga Corigliano në Rossano, pikërisht në një zonë që mbrojtja civile italiane e kishte cilësuar "e kuqe kritike", që nënkupton një rrezik të madh për popullsinë dhe mundësi të mëdha humbje jetësh njerëzore.Shiu i furishëm i rënë gjatë natës dhe në mëngjes, 160mm në Corigliano Calabro ka provokuar përmbytje masive të shtëpive dhe rrugëve, duke marrë me vete makinat si të ishin kuti kartoni.Aktualisht nuk ka informacione zyrtare për viktima, por në në rrjetet sociale është folur për dhjetëra persona të zhdukur që janë marrë nga uji.Telefonata të shumta janë bërë në centralet e zjarrfikësve, policisë e karabinierëve. Shumë prej të rrezikuarve ndodhen në zonën  e shëtitores përgjatë detit dhe në Rossano, ku njerëzit nuk kanë mundur që të dalin nga banesat për shkak të ujit të rrëmbyer.