Shkodër, “bum” kërkesash për pasaporta biometrike me proçes të përshpejtuar

Filiali i postës Shqiptare në Shkoder po përballet me “bum” kërkesash për kupona pasaportash biometrike me proçes të përshpejtuar.Drejtues të këtij filiali thonë se numri i kërkesave ka shkuar në këto ditë të gushtit edhe në 300 deri në 400 kupona në ditë, ç’ka nuk kishte ndodhur asnjëherë vitet e shkuara.Lindita Shiroka: Përtej asaj çfarë kemi parashikuar, ne kemi arritur të kemi kërkesa 300-400 kupona të përshpejtuar në ditë, por meqenëse afati zgjat për 2 javë, afatet e shkurtuara që kanë emigrantët i ka detyruar që të blejnë kupona të përshpejtuar për të kryer sa ë shpejt pajisjen me pasaportë.Ardhja e emigrantëve bën që gjatë stinës së verës numri i aplikimeve për mjetet e identifikimit të dy deri tre fishohet, duke e bërë situatën të papërballueshme.Në qytetin e Shkodrës në shërbim të tyre është vendosur vetëm një sportel nga firma “Aleat” dhe për të kryer aplikimin një shtetas pret nga 3 deri në 5 orë, apo në ditë të caktuara ndodh që nuk kryejnë punë brenda ditës.