Kina zhvlerëson për të dytën ditë radhazi monedhën
Kina zhvlerëson për të dytën ditë radhazi monedhën.Kina ka zhvlerësuar për të dytën ditë radhazi monedhën e vendit në një lëvizje që e ka ulur vlerën e juanit me 3.5 përqind në tregjet e brendshme dhe me 4.8 përqind në tregjet ndërkombëtare.Zhvlerësimi ka ngritur shqetësime në të gjitha tregjet aziatike, por Banka Qendrore e Kinës ka bërë përpjekje që të qetësojë frikërat duke thënë nuk bëhet fjalë për një ulje të vazhdueshme.Sipas ekspertëve ndërkombëtarë, kjo lëvizje e Bankës Qendrore Kineze ka për qëllim të rrisë eksportet e vendit.Shifrat e publikuara gjatë fundjavës treguan se eksportet kineze kanë rënie me 8 përqind gjatë muajit korrik, duke shtuar shqetësimet se ekomonia e dytë e botës për nga madhësia po përballet me një ngadalësim.Veprimet e autoriteteve kineze kanë ngritur shqetësime në Shtetet e Bashkuara nga ku vijnë akuza se Pekini po përpiqet që të krijojë një pozitë avantazhuese në tregjet ndërkombëtare.Rënia e vlerës së juanit sjell një ulje artificial të çmimit të eksporteve kineze dhe një rritje të çmimit të produkteve që hyjnë në Kinë, duke rritur kështu kërkesën për produktet kineze.