Apeli nga Kakavija: Mos bini pre e trafikantëve. S'ka azil në Gjermani
Kur Gjermania ka ndërmarrë reformimin e ligjit për qëndrimin në Gjermani që lejon nga 1 gushti vendosjen e sanksioneve mbi hyrjen në Gjermani të azilkërkuesve nga Ballkani, zv/ministrja e Brendshme Elona Gjebrea udhëtoi sot sërish në pikën kufitare të Kakavijës.Ajo ka inspektuar punën në këtë stacion kufitar ku bashkëpunojnë edhe punonjës të Policise Federale Gjermane me Ploicinë e Shtetit Shqiptar me synim luftimin e migracionit të paligjshëm.Zv min. e Brendshme j'u ka bërë apel qytetareve që të mos ndërmarrin aventurë në Gjermani pasi të gjithë do të kthehen. Gjatë muajit gusht priten të riatdhesohen 5 avionë të mbushur me shtetas shqiptarë që kanë kërkuar azil në Gjermani apo vende të tjera të BE-së.Elona Gjebrea: Do të doja të bëja dhe një apel për qytetarët shqiptar, për atë që të mos ndërmarrin asnjë aventurë pikërisht për të kërkuar azil pasi kjo mundësi nuk ekziston. Është bërë shumë e qartë nga autoritet gjermane e po ashtu edhe nga autoritetet shqiptare: të gjithë qytetarët do të kthehen.Kemi tashmë dy avionë të cilët kanë riatdhesuar disa nga qytetarët shqiptarë e do të vazhdojnë me 5 të tillë, gjatë muajit gusht.Ashtu sikurse po diskutohen penalitete më të forta, ndaj qytetarëve shqiptarë, pra do të thotë pamundësi kalimi, pra kthimi në shtetin gjerman. Gjithsesi ne jemi duke bashkëpunuar dhe duke diskutuar intensivisht me autoritetet përkatëse dhe ajo që është e qartë është që qytetarët shqiptarë nuk kanë mundësi azili në Gjermani.Ajo ka bërë thirrje qytetarëve të mos bijnë pre e premtimeve të paqena dhe e trafikantëveElona Gjebrea:"Po, 4 raste të tilla tashmë janë të referuara në prokurori. Policia është shumë më vigjilente për sa u përket të gjithë mundësive për të kaluar në mënyrë të parregullt, abuzive dhe për të goditur dhe trafikantë, të cilët përfitojnë nga qytetarët duke i joshur me para. Dhe pikërisht këtë do të doja të theksoja që nuk është vetëm policia kufitare më vigjilente, por të gjitha strukturat e policisë për të goditur të gjithë ato persona apo grupe të cilët abuzojnë me qytetarët shqiptarë, sikurse e theksova, duke joshur për të kaluar duke ofruar, duke premtuar gjëra të cilat nuk janë të vërteta dhe nuk janë të mundshme në shtetin gjerman.Vizita e Gjebreas erdhi vetëm pak ditë nga vizita e Ambasadorit gjerman Hellmut Hoffman në Kakavijë ku u theksua se nuk do të ketë azil për arsye ekonomikeNisur nga numri në rritje i azilkërkuesve shqiptare në Gjermani, pala shqiptare dhe ajo gjermane po intensifikojnë përpjekjet në luftën kundër migracionit të paligjshëm. Që prej datës 16 korrik 2015 janë vendosur në Kakavijë dhe Kapshticë 12 punonjës të Policise Federale, të cilët mbështesin me konsulencë kolegët shqiptare në mënyrë të vecantë gjatë mbikqyrjes dhe kontrollit në kufi me qëllim evitimin e migracionit ilegal dhe krimit ndërkufitar/Oranews.tv/